Ekzkluzive: Izolohet Kosova U21, dalin plot raste pozitive, edhe “profa” në karantinë

    0
    112

    Disa lojtar të Kosovës U21 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

    Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares, Rafet Prekazi.

    Ai ka thënë se nuk dihet numri i saktë i lojtarëve që kane rezultuar pozitiv por mund të jetë mbi katër.

    Trajneri dhe lojtarët aktualisht janë të izoluar duke e shmangur çdo kontakt të mundshëm.

    Rafet Prekazi ka njoftuar se vetë është mirë me shëndet derisa po pret për të parë listën e lojtarëve që kanë dalë pozitiv me koronavirus.