Ish-kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, ka disa pyetje për kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për parkingun nëntokësor që po ndërtohet në kryeqytet.
Arifaj ka shkruar në Twitter ku ka kërkuar detaje shtesë rreth parkingut nëntokësor.
“Cila ka me qenë zgjidhja për zhavor-parkingjet n’çdo cep të Prishtinës që e bojnë me u dokë si pazar t’kerreve? Me fjalë tjera, çka me bo me Bleri Parkingun e ekuivalentët?”, ka shkruar Arifaj.
Arifaj ka pyetur Ahmetin edhe për orientimin e trafikut dhe mbylljen e bulevardit George Bush.
“U përmend që “do të mundoheni” me i rujtë drunjtë ekzistues. A mundeni me na e sqaru pak ma gjansisht qet “mundim”? U përmend që disa ma t’vjetër do t’zhvendosën në afërsi, e tjerat? Cilat janë masat që janë marrë e po mirren që mos me përfundu me “u mundum, po qikaq mujtem”?”, shkruan Arifaj.
Arifaj ka kërkuar detaje shtesë edhe rreth ndarjes së punëve për periudhën 18 mujore të cilën përmendi Ahmeti sot në konferencën për prezantimin e projektit të parkingut.
“N’çfarë faza osht e ndame puna në këtë pjesë? Pra, qata 18 muaj punë a e përfshijnë edhe pjesën e re t’sheshit prej Katedrales deri te Zahiri apo vetëm parkingun?”, ka shkruar ai.
Tungatjeta @KPrishtines e @ShpendA,
falemners per prezentimin për parkingun e ri nëntokësor te kampusi i UP-së. Fatkeqësisht, mu duk që ke bajagi shkurt prezentimi po edhe gazetarët ken përngutë për me e nxonë pauzen e nuk paten asnjë pytje. Kshtu që po i parashtroj une do:— Visar Arifaj (@visarifaj) October 13, 2020
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ka prezantuar projektin e parkingut nëntokësor, ku ka bërë të ditur se ky projekt do të përfundojë për 18 muaj.