Avokati i njohur Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të reja në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij asgjë nuk i bëjnë dot çështjes shqiptare në zhvillimin e saj etnik as Rusia, e as Serbia.
Ai shkruan se tre njerëz si Vuçiç, Daçiç dhe Vulin nuk e mundin dot politkën amerikane dhe politikën gjermane në Ballkanin Perëndimor.
Analiza e plotë e Spartak Ngjelës
“Pse shqetësohet Rusia për bashkëpunimin e dy shtetve shqiptarë të pavarur në Ballkanin Perëndimor?
Si mund të ndalohen dy shtete të pavarur që të krijojnë marrëdhënie të ngushta reciproke?
Po, këta sllavët ortodoksë, pse i tremb termi Shqipëri e Madhe?
Ministri i jashtëm rus tha sot: Shqipëria e Madhe do të destabilizonte Ballkanin Perëndimor.
Pse?
l.
Zotërinj të Rususë Perandorake, mos i ngatërroni çështjet, sepse ka vetëm Shqipëri Etnike.
Pse, rusët do ta ndalojnë rivlerësimin real të historisë së Shqipërisë, e cila është dashur të zhdukej nga sllavët, që nga Beogradi e deri në Moske?
Zotërinj, ka ikur ajo kohë.
Pastaj, pse sllavët katolikë të Ballkanit nuk e pranojnë këtë politikë shpifëse të Beogradit dhe Moskës?
E pra, pse?
Sepse Vatikani e di shumë mirë cilët kanë qenë ilirët, arbnorët dhe shqiptarët, në vijën e drejtë historike të tyre. Në arkivat e Vatikanit është e dokumentar e gjithë historia heroike e Shqipërisë Etnike. E di Moska politike dhe Beogradi politik që Papa më i madh i katolicizmit në Vatikan është shqiptari Klemendi i XI ALBANI? Me origjinë nga Kelmendi i Malësisë së Madhe.
E pra, nuk keni shpresë më në Perëndim kundër historisë së Shqipërisë, kot lëpiheni me dekadencën e mendimit tuaj primitiv.
ll.
Po politika amerikane si e sheh çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor?
Po politika gjermane, si e sheh çështjen shqiptare në Ballksnin Perëndimor? Këta e shohin njëlloj si shqiprarët, dhe ashtu siç është edhe e vërteta e historisë së Shqipërisë.
Po pse çirret Beogradi përditë për shkatërrimin e Kosovës.
Janë në hallin e pushtuesit, që ndërkohë i ka rënë forca. Kjo është arsyeja. Por kjo arsye mund ta çojë Serbinë në fundin e vet, edhe pse bën stërvitje fantazmash, me një ushtri pa asnjë forcë mësymëse.
Pse, tre njerëz pa fare vlerë në intelekt si Vuçiç, Daçiç dhe Vulin do të mundin politilln amerikane dhe politikën gjermane në Ballkanin Petëndimor?
Po Rusia?
Ajo flet kot, për ndonjë favor që i kërkon Beogradit, se vetë nuk ka më asnjë forcë as në Ballkan e as në Shqipëri. Edhe pse ajo në Shqipëri e në Kosovë paguan media dhe politikanë. Por shpenzohet kot. Asgjë nuk i bëjnë dot çështjes shqiptare në zhvillimin e saj etnik as Rusia, e as Serbia..
Vuçi le ta mësojë, nëse nuk e di: historia e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të fuqive të mëdha është kthyer te politika e Austro-Hungarisë në fillim të Shekullit të XX-të. Madje edhe ajo e superfuqisë unike botërore, është në aleancë të fortë me të dy shtetet shqiptarë në Ballkan.
Atëherë, si do të vijë destabilizimi që pretendon ministri rus? Nga ushtria serbe, si ajo e Milosheviçit?!!
Si nuk u bënë dot ndonjëherë në histori një shtet racional keta rusët!
Le më pastaj Beogradi. Turp.
Serbia siç duket po kërkon të shkojë te kufijtë mesjetare të principetës serbe mu rrotull Beogradit.
Ne shqiptarët, në favor ta ta kemi…”, shprehet Spartak Ngjela.