4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Thaçi pas takimit me Lajçakun: Ka ardhur koha që BE ta vë në tavolinë këtë temë

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media pas takimit që ka pasur me emisarin special të BE-së, Mirosllav Lajçak.

Thaçi tha para mediave se takimi me Lajçakun ka qenë konstruktiv, me një bisedë të hapur rreth dialogut, dhe një zgjidhjeje që sipas tij duhet të çojë në njohje reciproke me Serbinë.

- Advertisement -

Mund të konkludoj se bashkëbisedimi dhe takimi ynë ka qenë një takim korrekt dhe konstruktiv, me një bisedë të hapur, në drejtimin e gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB”, tha ai.

Presidenti nuk la pa përmendur edhe heqjen e vizave.

BE-ja duhet të lëviz sa më shpejtë me liberalizimin e vizave sepse është vonuar shumë dhe po ndodhë një ndëshkim i padrejtë, kur dihet se janë plotësuar të gjitha kriteret. Më tepër kemi implementuar ne se shtetet e tjera”, shtoi ai.

- Advertisement -

Tutje, presidenti tha se ka ardhur momenti që BE-ja ta hedh në tavolinë çështjen e njohjes reciproke, si pikë e parë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Besoj që ka ardhur momenti që BE-ja të hidhet në tavolinë mundësia e diskutimit për njohje reciproke, sepse kjo duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes. Unë dua të besoj që njohja reciproke me standardet e përcaktuar mund të jetë mundësi e mirë që garanton stabilitet në rajon, fqinjësi të mirë mes dy vendeve tona, dhe që garanton të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

- Advertisement -

Thaçi foli shumë pak për takimet që ka pasur në Uashington, mirëpo pa përmendur emra të zyrtarëve më të cilët është takuar.

Edhe në takimin që kam pasur para disa ditësh, po ashtu në Uashington në takimet me autoritetet e larta e pastaj ne Paris shof një koordinim më të mirë edhe tek Bashkimi Evropian me SHBA-të, dhe ky është një mesazh i qartë edhe për ne që të jemi sa më unik në këtë proces të dialogut përballë Serbisë në këtë proces”, tha Thaçi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit