Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, e ka uruar kreun e Deçanit, Bashkim Ramosaj për kandidaturën edhe për një mandat tjetër si kryetar i kësaj komune.
Haradinaj përmes një postimi të shoqëruar me një fotografi, Ramosajt i ka uruar punë të suksesshme ashtu sikur deri më tani.
“Kryetar, e gëzofsh besimin e AAK-së edhe për një mandat, dhe në të njejtën kohë uroj që të punosh si deri tash”, ka shkruar Daut Haradinaj.
Kujtojmë se ditë më parë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka dhënë besimin Ramosajt që të jetë kandidat për kryetar të Deçanit edhe për një mandat tjetër.