Mbyllet pjesa e parë Greqi – Kosovë

    0
    148

    Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e ndeshjes Greqi – Kosovë.Ky 45 minutësh përfundoi ashtu siç edhe ia filloi, pra 0-0.

    Në fakt, vendasit kishin një shans të artë që ta realizonin golin e epërsisë, por e humbën 11-metërshin, falë intervenimit fenomenal të Aro Muric.

    Nikoqirët ishin më kërkues, por as djelmoshat tanë nuk ishin kush e di edhe sa indiferentë, pasi në një moment kishin një mundësi të jashtëzakonshme, por Lirim Kastrati u frikësua të gjuante drejt portës, ani pse kishte rast, por vendosi të pasojë, me ç’rast edhe e humbi topin.

    Duhet përmendur edhe faktin se Loshaj u zëvendësua detyrimisht në minutën e 32, pasi kishte probleme, ku edhe ia liroi vendin Anel Rashkajt.