2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Humbi dy djemtë në Gjermani, vjen rrëfimi i dhimbshëm i babait nga Deҫani

Rekomandime

Dy të rinjë nga Kosova humbën jetën në Gjermani.

- Advertisement -

Nxënësi i shkëlqyer, Hasan Arifaj, 17 vjeç dhe vëllai i tij, Bleriani, 13 vjeç, që ëndërronte të bëhej futbollist, u goditën nga treni në Gjermani, mëngjesin e së martës, teksa kishin marrë rrugën për të shkuar në shkollë.

Mrekullisht shpëtoi, vëllai i tyre 14-vjeçar, Arigoni, i cili e pa tragjedinë e vellëzërve me sy dhe më pas e telefonoi babain e tyre, Arifin, për t’i kërkuar që me urgjencë të arrinte në stacionin e trenit

Historia e trishtë e familjes Arifaj ka pikëlluar gjithë Kosovën dhe diasporën, e sot fshati Ratish i Epërm i komunës së Deçanit, prej nga vjen kjo familje që migroi në Gjermani rreth 30 vjet më parë, ishte mbushur me njerëz e automjete, të cilët vinin për kryeshnosh.

- Advertisement -

Nga tre djem tani ka vetëm një, për çka e falënderon Zotin që i ka shpëtuar djali i dytë.

“Në vitin 1989, jam shku në mërgim. Kam kriju një familje dhe kisha tre djem. Hasanin, Arigonin dhe Blerianin. 17 vjeç, jo 16 tjetri hala dhe edhe një muaj i vogli 14 vjeç. Rasti tragjik ka qenë që si zakonisht fëmija shkojnë në shkollë, unë banoj në një qytet afër Mynheni-it, Bavari. Fëmija ku banoj prej një qyteze duhet të shkojnë të vazhdojnë mësimin në qytet”, tha babai i djemve.

Për djalin e madh, Hasanin, ai tha se ka qenë nxënës shumë i zoti, ndërsa djali i vogël ëndërronte të bëhej futbollist.

- Advertisement -

“Hasani ka qenë një nxënës shumë i mirë, ka qenë një nxënës shumë i zoti, kështu që atë ditë, si zakonisht shoqja ime i merr fëmijët për me shku në shkollë. Mirëpo, pak ndoshta me vonesë, qysh fëmija shkojnë në shkollë dhe i ka dërgu me makinë deri afër aty. Mirëpo në atë kohë ka ardhë treni që këta duhet të udhëtojnë me ta dhe i kanë mbyllë ato pengesat që mos me kalu automjetet dhe njerëzit. Këta tu mendu që të shkojnë ta nxajnë trenin që mos me ikë, edhe ata kanë qenë tretë, dy të parët e kan pa trenin ndalun dhe kanë mendu që treni ka ardhë dhe nuk ka tren tjetër, dhe të kalojnë ta nxojnë trenin”, rrëfen Arif Arifaj.

“Në atë moment ka ardhë treni regjional që ndalet vec në stacionet kryesore dhe me shpejtësi, sic e dina cfarë trena janë në shtetet e perëndimit, i ka marrë me vete dy djemt, Hasanin dhe Blerianin. Kështu që ka dashtë Zoti, dy të mi marre , një të ma lejojë. Ka mundur të jetë një tragjedi më e madhe. Ka pas ndoshta 40-50 centimetra që ka mundur ta marrë edhe tjetrin…”, vazhdon rrëfimi i tij.

Lajmin për aksidentin që ia mori dy djemtë, Arifi e mori nga djali i dytë, i cili e telefonoi dhe i tha që të shkonte te stacioni i trenit.

“Lajmin për këtë rast tragjik e kam marrë prej djalit që ka shpëtuar. Megjithëse ne e kemi të ndaluar ta përdorim telefonin . Por kur dikur e mora telefonin e pash që më thirri prap , më tha babi eja të lutem te stacioni se Hasanin dhe Blerianin i ka zënë treni. Ka qenë një shok për mua. Gjatë rrugës nuk kam menduar si do të vozis, me një shpejtësi jo të dëshirueshme sesi duhet arrita në vendin e ngjarjes në stacion. Edhe gjatë rrugës tentova të di a janë gjallë por s’më treguan. Kur s’më treguan, unë e dita që kanë vdekur”, tha më tej ai.

“E kam pa djalin tim dhe shoqen time në gjendje shoku”, përfundoi Arifaj.

Këtu përfundon rrëfimi i kosovarit, që nesër ptitet t’i varrosë dy djemtë e tij në Kosovë.

Ndërsa, Xhemajl Haradinaj përfaqesues i fshatit, tha për Gazetën Express se dhimbja është shumë e madhe për djemtë që humbën jetën në Gjermani.

“Dita e djeshme ka qenë tragjedi për të gjithë, me shku dy djem të ri. Papritur duke shkuar në shkollë, djem të familjes së mirë, që janë familje humanitare. Dhimbjen spo mundeni me hekë, djimbja është e madhe”, tha ai.

I njëjti njoftoi se e pamja do të zgjasë tri ditë përfshirë ditën e nesërme, kur edhe pritet të bëhet varrimi.

“Varrimi bëhet nesër në orën 15:00, e pamja do të jetë tri ditë deri në orën 13:00, përfshirë ditën e nesërme”, tha ai.
Ndërsa, Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të organizohet nga institucionet lokale të Deçanit.

Për vdekjen e djemve kanë ngushëlluar shumë bashkëtadhetarë, qytetarë e krerët e institucioneve shtetërore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit