0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Thaçi për Kurtin: Ku u dënova nga Serbia, ai dëgjonte “Bjello Dugmën” në Beograd

Rekomandime

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i është përgjigjur akuzave të liderit të Lëvozjes Vetëvendosje, Albin Kurti lidhur me Gjykatën Speciale dhe akuzat për krime lufte ndaj tij.

- Advertisement -

Thaçi i ftuar në TV Dukagjini, ka thënë se gjatë kohës ku ai është dënuar nga Serbia me 20 vjet burg ai ka qenë në koncertin e një grupi serb “Bjello Dugme”.

“Ai e di shumë mirë se kur unë jam dënuar nga Serbia me 20 vjet burg ai ka dëgjuar “Bjello Dugmën” në Beograd. Ka marrë pjesë në koncertet e tyre”, deklaroi më tej Thaçi.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti në një intervistë televizive kishte deklaruar se “Hashim Thaçi ka kënduar në Gjykatën Speciale për katër ditë si bilbil”.

- Advertisement -

“Nuk merrem me këso lajthitje të zotit Kurti. Më vjen keq që ai nuk ka shokë të burgut prandaj nuk ka çfarë të japë e të marrë, pasi nuk ka qenë pjesë e rezistencës as për liri e as për pavarësi. Ai u është dorëzuar autoriteteve të Serbisë dhe ka refuzuar të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pasi është dorëzuar ka pranuar bashkëpunimin me drejtorin e burgut”.

“Nga momenti i dorëzimit te autoritetet e burgut dhe organizimi i intervistës për të në burg kur të tjerët i sakatonin dhe i mbysnin me dhunë siç ka ndodhur me shokët tanë në Dubravë dhe gjithandej Serbisë, Kurti është i njëjti në shërbim të së keqes”, ka thënë Thaçi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit