2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vjosa Osmani ia kthen Fatmir Sejdiut: Pse nuk e merr guximin të tregojë si e mashtroi Thaçi

Rekomandime

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani iu është përgjigjur deklaratës së ish ‘presidentit Fatmir Sejdiu që në Pressing në T7 ka thënë se është tradhtuar nga ajo për çështjen e posteve pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

- Advertisement -

Osmani ka deklaruar se ish-presidenti Sejdiu ka folur për tradhti pa pasur asnjë argument të vetëm.

“Fatmir Sejdiu nuk mund të flasë për tradhti në këtë mënyrë, pa treguar ku e kam tradhtuar, pa asnjë argument të vetëm, përkundrazi Fatmir Sejdiut kur të gjithë ja kanë kthyer shpinën, unë kam dalë e kam mbrojtë”, ka thënë ajo në TV Syri.

Kryetarja e Kuvendit ka thënë se vetë Sejdiu është tradhtuar nga presidenti Hashim Thaçi, mirëpo, ajo thotë se për këtë çështje nuk po flet ish’kreu i LDK’së.

- Advertisement -

“Në kohën kur është marrë vendimi për Gjykatën Kushtetuese, ai nuk thotë gjëra, unë akoma po e pres kohën kur ai është mashtruar nga Hashim Thaçi e kam parë më sytë e mi, pse nuk po del të e thotë. Z.Sejdiu më ka thënë a kam marrëveshje me Isa Mustafën për poste, unë i kam thënë jo, dhe ja kam treguar të vëretën”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit