9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Zbardhen detaje nga takimi i Kurtit me Lajçak-un, këtë temë nuk ka “guxuar” emisari i BE-së ta hapë në VV

Rekomandime

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka zbuluar detaje se çfarë është biseduar gjatë vizitës së emisarit të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak në Lëvizjen Vetëvendosje, ku është takuar me liderin e saj, Albin Kurtin.

Kryeziu e ka bërë të qartë se në takim është diskutuar për procesin e dialogut, por nuk është prekur tema e asociacionit nga Lajçak.

- Advertisement -

“Lajçak është shumë i vetëdijshëm për qëndrimet dhe vlerësimet e LV-së në lidhje me të. Prandaj edhe nuk është paraqitur nevoja për riaktualizim të kësaj teme në takim me ne”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në takimin me z. Lajcak është diskutuar për procesin e dialogut në vete. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka mundur të jetë temë e këtij takimi pasi z. Lajcak është shumë i vetëdijshëm për qëndrimet dhe vlerësimet e LV-së në lidhje me të.

- Advertisement -

Prandaj edhe nuk është paraqitur nevoja për riaktualizim të kësaj teme në takim me ne.

Të njëjtën konsideratë me gjasë nuk mund ta këtë pasur në takimet e tjera, veçanërisht me ata të cilët e kanë negociuar e përkahur si marrëveshjen e 2013- ës poashtu edhe atë të 2015-ës

- Advertisement -

Në fakt, me të drejtë, kjo temë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm për LV-në, duke qenë e vetmja që e ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nga fillimi – atëherë kur edhe është dashur të shprehet kundërshtimi.

Kurse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015, që e ka bërë praktikisht e përmbajtësisht projekt të pamundur në Republikën e Kosovës, kjo temë duhet të jetë e mbyllur edhe për gjithkë tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit