4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ky do të jetë Ambasadori i ri i Kosovës në Washington, pasuesi i Vlora Çitakut

Rekomandime

Skender Hyseni pritet të jetë zëvendësuesi i Vlora Çitakut, e cila ishte Ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Metro mëson se Hyseni do të bëhet Ambasador në Washtington, ku zgjedhja e tij vjen si kompromis mes të parit të LDK’së Isa Mustafës dhe Presidenteti të vendit, Hashim Thaçit.

Hyseni, i cili aktualisht është Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi ka qenë edhe pjesë e kabintetit të ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ndryshe, Skender Hyseni është anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ka qenë pjesë e delegacioneve të Kosovës në bisedimet për status dhe zëdhënës i ekipit negociator të Kosovës nga 2006-2007. Ndër vite, ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, ministër i Punëve të Brendshme si dhe ministër i Kulturës.

Kujtojmë, që Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nënshkruar me 6 tetor dekretin për tërheqjen e ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Procesi i largimit të Çitakut qe inicjuar nga ish kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca.

- Advertisement -

Sipas këtij drektei, persidenti Thaçi ka urdhëruar largimin e ambasadores Çitaku nga misioni diplomatik në ShBA.

“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Uashington”, thuhet në dekretin e Presidentit.

- Advertisement -

Çitaku pasi kishte kuptuar politizimin e çështjes së saj si ambasadore në Washington nga Vetëvendosje kishte vendosur vullnetarisht të largohej nga kjo pozitë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit