Kreu i AKR’së, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Gjermani në të cilin mbetën të vdekur tre shtetas kosovar të cilët po udhëtonin drejt Zvicrës.
- Advertisement -
Pacolli ka thënë bëhet fjalë për tre anëtarë të familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë e Ferizajt.
Ai ka shprehur ngushëllimet për familjen Krasniqi dhe thotë se lutet që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.
“Lajmi për tre bashkatdhetarë të tjerë të vdekur në Gjermani është jashtëzakonisht i rëndë. Java që lëmë është e rëndë për Kosovën. Të moshës 12, 18 dhe 35 vjeç janë viktimat e radhës, të familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë të Ferizajit, së cilës ju shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten!”, ka shkruar Pacolli.