Ka vdekur edhe anëtari i katërt i familjes Krasniqi nga Ferizaji, që ishte i përfshirë në aksidentin në Landin e Baden Württemberg në Gjermani.
Si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë në aksidentin tragjik dje në Gjermani, anëtari i katërt i familjes që ishte në veturë nuk munduar t’i mbijeton plagëve dhe ka vdekur.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Haradinaj-Stubllka ka thënë shteti i Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve tanë kudo.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani kanë njoftuar që sot ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt në aksidentin e rëndë në Landin e Baden Württemberg”, ka shkruar Haradinaj.