9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Polici goditi këmbësoren në Fushë Kosovë, inspektorati nis hetimet

Rekomandime

Inspektorati nis hetimet për zyrtarin policor që goditi këmbësoren në Fushë Kosovë.

- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet për zyrtarin policor, i cili ka goditur sot me veturë një këmbësor në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Inspektorati.

“Sot më 17.10.2020 rrth orës 17:00 IPK ka pranuar informaten nga Policia e Kosovës se në rrugën Dardania në Fushë Kosovë ka ndodhur aksident trafiku rrugor në të cilin aksident ishte i perfshirë një automjet të cilin ishte duke vozitur një zyrtar policor dhe një këmbësore.

- Advertisement -

Hetuesit e IPKsë kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor. Nga hetuesit e IPK-së janë ndërmarrë veprime hetimore si dhe është kontaktuar prokurori kujdestar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, kanë deklaruar nga ky institucion .

Detaje për këtë rast kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë se i aksidentuari është dërguar me auto ambulancë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor. Personi i aksidentuar është derguar me auto ambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kelani.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e Trafikut Rajonal Prishtinë, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit