Ky është kampioni i ri i padiskutushëm i botës, ia terroi kundërshtarit

    0
    161

    Teofimo Lopez është shpallur kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e lehtë, pas fitores me vendim unanim me pikë kundër Vasyl Lomanchenkos të shtunën në Las Vegas.

    Triumfi i amerikanit kundër ukrainasit nënkupton se ai tani i mban të gjithë titujt të botës në kategorinë e lehtë,  WBA, WBO, WBC dhe IBF, transmeton Gazeta Express.

    23-vjeçari e mbizotëroi kundërshtarin dhe u shpërmbye me fitore, pasi të tre gjyqtarët i dhanë pikë më shumë se Lomanchenkos.

    Rezultati i meçit: 116-112, 119-109, 117-111.

    “Jam i gatshëm ta marr në dorë botën”, tha Lopez pas meçit.

    Lopez është bërë boksieri më i ri në moshë që bëhet kampion i padiskutueshëm i botës duke i mbajtur të gjithë katër rripat në të njëjtën kohë.

    Për më tepër, ai mbetet i pamposhtur pasi i ka fituar të gjitha 16 luftërat deri tani.