7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Avdullah Hoti e shkarkoi, por ja pjesë e cilit shërbim ishte Rashit Qalaj sipas Vetëvendosjes

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti gjatë javës së kaluar shkarkoi nga pozita e Drejtorit të Policisë, Rashit Qalajn.

- Advertisement -

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës me rastin e shkarkimit të Qalajt.

E ky vendim u kundërshtua nga dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Nga VV thanë se fajtori është Haki Rugova, nënkryetari i LDK-së që u arrestua ditë më parë.

- Advertisement -

“Haki Rugova e shkarkoi drejtorin e policisë”, u shpreh deputeti i VV-së, Mefail Bajqinoci.

Kurse nga PDK e quajtën këtë si akt hakmarrës të LDK-së.

- Advertisement -

“Partia Demokratike e Kosovës, nëpërmjet kësaj komunikate për media shpreh indinjatën për shkarkimin arbitrar të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj. Ky vendim cënon rëndë një ndër institucionet më të rëndësishëm të pavarura të shtetit. Policia e Kosovës ka dëshmuar sukses në përmbushjen e detyrave dhe ky shkarkim përbën një tentativë për kapje të shtetit. Një veprim i tillë është gjithashtu inkurajim ndaj krimit të organizuar i cili është goditur me përkushtim dhe efikasitet prej drejtorit Qalaj, duke arritur rezultate shumë të larta në përpjekjet për të vendosur rend dhe ligj në vend. Fakti që ky shkarkim po bëhet kur ende nuk është mbushur një javë nga arrestimi i nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, lë të kuptohet se është një akt hakmarrës ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit. Momenti dhe metoda e shkarkimit dëshmon se ky veprim është mesazh i qartë kërcënues për policët, hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit – të cilët guxojnë të merren me veprat penale të LDK-së”, thuhet në reagimin e PDK-së, duke i bërë thirrje Qeverisë që ta riktheje Qalajn në krye të Policisë, shkruan “Bota sot”.

Edhe pse tani dolën në mbrojtje të Qalajt, Vetëvendosje dikur e kritikonte ashpër dhe kërkonte me çdo kusht shkarkimin e tij.

Madje ata e quanin edhe njeri të SHIK-ut, shërbim ky që ishte udhëhequr nga Kadri Veseli.

“Foto: Rashit Qalaj – Drejtues i Departamentit të Operacioneve në Policinë e Kosovës (udhëheqës i pothuajse secilit operacion kundër opozitës dhe kundër protestave) – duke ngrënë darkë në vilën e Elmi Reçicës – njëri nga drejtuesit kryesorë të SHIK-ut dhe deputet i PDK-së në Kuvend. Rashit Qalaj është pjesë e strukturës operative të SHIK-ut në Ferizaj”, thuhej në një reagim të Vetëvendosjes, i bërë më 13 janar të vitit 2016.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit