2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Veseli “diss” Kurtit: Nuk na takon të mbajmë anë në zgjedhjet e SHBA-së

Rekomandime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka uruar dy kandidatëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës fat në garën e tyre presidenciale. Madje, ai ka thumbuar edhe kryetarin e VV-së, Albin Kurti, duke thënë se popullit të Kosovës nuk i takon që të mbajë anë në këtë proces.

- Advertisement -

Veseli ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një foto me Donald Trumpit dhe një tjetër me Joe Bidenin, duke thënë se ka pasur fatin që të punonte me të dytë.

“Presidentit Trump dhe ish-zv.presidentit Biden u uroj fat e suksese në garën e tyre presidenciale. Ndërkaq besoj se kushdo që i fiton zgjedhjet do të vazhdojë traditën e përkrahjes së Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Ndërkaq, Veseli ka thënë se për Kosovën, aleanca me SHBA-në, vazhdon të jetë në thelb të pozicionimit gjeopolitik dhe të konsolidimit të lirisë dhe demokracisë së saj.

- Advertisement -

“Andaj, është më se i kuptueshëm entuziazmi dhe interesi i shtuar për këtë proces. Megjithatë, popullit të Kosovës nuk i takon që të mbajë anë në këtë proces por duhet të respektojë vullnetin politik e procedurat demokratike të këtij vendi mik. Shteti i Kosovës do të jetë gjithmonë me Amerikën, e padyshim Shtetet e Bashkuara të Amerikës me popullin e saj, do të jenë krah nesh”, ka shkruar Veseli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit