AAK-ja mblidhet në ora 18:00

0
89
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj do të mbledhë sot në ora 18:00 strukturat drejtuese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Reporteri.net mëson se Haradinaj ka ftuar në këtë takim anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Kryesinë e partisë.

Ende nuk dihet se cilat janë temat e këtij takimi të papritur.

Që nga formimi i Qeverisë Hoti, vazhdimisht ka pasur raportime se koalicioni qeverisës ka lëkundje dhe rrezikon të prishet.

Këtë e pohoi edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i cili vije nga AAK-ja.

Kuçi në intervistën dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net”, tha se ka telashe mes partnerëve të koalicionit, por që janë të vogla dhe jo të rrezikshme.