2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Hoti thumbon Kurtin: E kemi marrë qeverisjen në gjendjen më të keqe në 20 vitet e fundit

Rekomandime

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se e ka marrë detyrën si kryeministër kur Kosova ishte në pozitën më të keqe që nga paslufta.

- Advertisement -

Hoti ka thënë se kjo është shkaktuar nga pandemia e nga politika jo adekuate që pasoi me izolim kombëtar.

“Do të ju njoftojmë përmes kësaj konference për punën gjatë këtyre muajve, veçanërisht gjatë këtyre viteve të fundit, e kemi marrë qeverisjen në gjendje të vështirë, situata më e vështirë në 20 vitet e fundit, sidomos për shkak të pandemisë, por, edhe të shkaktuar nga politika jo adekuate e nga izolimi kombëtar”, ka thënë ai, duke shtuar se për 50 ditë qeverisje 2 herë është shkelur Kushtetuta.

“Janë evidentu 2 shkelje të Kushtetuës për vetëm 50 ditë, na u është dashtë punë e madhe që ta heqim izolim nga Kosova në një sëri të marërveshjeve që kemi nënshkruar e jemi duke i zbatuar. Gjatë kësaj periudhe kemi menaxhuar mirë me pandeminë, Kosova mbetet shembull”, thotë Hoti, teksa shton se në Qeverisjen e tij është ndalë abuzimi me buxhetin e shtetit.

- Advertisement -

“Është ndalë abuzimi me buxhetin e shtetit, janë ndalë prokurimet një burimore kundërshtim me ligjin, kemi ndalë cfarëdo blerje e makinave, si dhe ndalimi i të gjitha punëtorive jashtë vendit në mënyrë që t’i ndihmojmë gastronomisë”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit