2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mediat serbe në këmbë, RTS-ja i referohet Kosovës si Republikë

Rekomandime

Televizioni publik i Serbisë (RTS) në një shkrim që ka publikuar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Podujevën dhe Mitrovicën e Veriut, i është referuar Kosovës si Republikë.

- Advertisement -

“Presidenti i Republikës së Kosovës…”, thuhet në fillimin e përshkrimit që ky medium i ka vendosur artikullit.

Një gjë e tillë ka nxitur edhe reagimet e mediave të tjera serbe të cilat njihen për propagandë anti-shqiptare dhe qasje sistematike kundër Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

“Skandali në RTS që e ngriti Serbinë në këmbë. Të gjithë janë në shok për shkak të kësaj gjëje të tmerrshme në lidhje me Kosovën në Shërbyesin Publik”, ka shkruar “Pravda”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit