-1.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vuçiq: Kosova e ka marrë obligim ta formojë Asociacionin

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në Forumin e Sigurisë Beograd 2020, se Serbia nuk ka nevojë për njohje nga Kosova, pasi atë e njeh e gjithë bota.

- Advertisement -

Ai po ashtu ka shtuar se Kosova ka nënshkruar në Bruksel marrëveshjen për të formuar Asociacionin dhe e ka obligim atë.

“Për të ndërtuar besim duhet respekt i ndërsjellë. Nëse e mohoni se ekziston kushtetuta e Serbisë, rezoluta 1244, atëherë çfarë konkluzione mund të arrijmë. S’kemi nevojë për njohjen tuaj, ne na njeh e gjithë bota. Duhet mirëkuptim për arritjen e marrëveshjes.

Thoni se nuk e themelojmë Asociacionin pa na njoftë Serbia, por është nënshkruar marrëveshja në Bruksel, keni marrë obligime. Po flasim për kompromis apo më shumë presion mbi Serbinë. Nëse doni zgjidhje kompromisi dhe të suksesshme të dyja palët duhet të jenë të kënaqura. Jam i hapur për t’i diskutuar të gjitha çështjet”, ka deklaruar Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit