Është arrestuar një i dyshuar, palestinez, lidhur me vënien e zjarrit xhamisë së vjetër në Magure të Lipjanit.
KOHA kishte raportuar më 21 tetor se dyshohej se zjarri ishte vënë nga azilantë që banonin aty.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.
“Pas hetimeve të zhvilluara më 23.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull palestinez. I njëjti është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. I njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Hajvali”, thuhet në raport.