Ka ndërruar jetë zyrtari dhe veprimtari i LDK-së, Ukë Kalludra.
Me këtë rast, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Kalludra.
Telegrafi i plotë i ngushëllimit të Isa Mustafës:
Me rastin e ndarjes nga jeta, të veprimtarit Ukë Kalludra, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së, Ukë Kalludra.Veprimtaria e tij do të mbetet e pa harrueshme për Degën e Klinës dhe LDK-në.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllime familjes, miqve, kryetarit të Degës, z. Fadil Gashi, aktivistëve të LDK-së dhe gjithë qytetarëve të Klinës.”