Kadri Shala i dyshuari se përfitoi 2.1 milionë euro nga Thesari i shtetit është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria e mori këtë vendim për pronarin e kompanisë “LDA Group”, Kadri Shala, i cili u vëtëdorëzua sot në polici, ndërsa lajmin për ndalimin e tij e ka bërë të ditur për Gazeta Blic zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se, me vendim të Prokurorit kompetent, personit të vetedorëzuar në Policinë e Kosovës iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, tha Kelani