4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe që vdiq sot ishte antishqiptar i madh, pendohej pse nuk e përkrahu Millosheviqin më shumë

Rekomandime

Amofilije, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi ka vdekur sot. Ai njihet për aktivist eks.tremist që ka përkrahur Karaxhiqin, Arkanin e Millosheviqin.

Një nga kryepeshkopët më të rëndësishëm të Kishës Ortodokse Serbe, ai që udhëhiqte Kishën në Mal të Zi dhe Bregdet, humbi betejën me virusin Covid 19. Betejat të tjera, ato të luftës, Amofilije i glorifikonte, duke përkrahur udhëheqësit famëkeq të ushtrisë serbe gjatë viteve të ’90-ta.

- Advertisement -

Në vitet e fundit të jetës së tij, kryepeshkopi deklarohej i penduar pse nuk bëri më shumë për ta mbrojtur Sllobodan Millosheviqin.

Te Amfilohije, për ta marrë bekimin, shkonte Arkani në fillim të viteve të ’90-ta, para se të nisej në betetajat ku serbët vr.anë mijëra boshnjakë e kroatë. Ai festonte krishtlindjet ortodokse me Arkanin e Karaxhiqin.

Njësia e Arkanit siguroi manastirin për një kohë dhe shumë kujtojnë se si Amfilohije dhe priftërinjtë e tjerë të Cetinjës dërguan “Tigrat” në fushën e betejës në Bosnjë dhe Hercegovinë me lutje, shkruanin mediat serb.

- Advertisement -

Në nëntor 1991, Amfilohije inkurajoi rezervistët e brigadës së Podgoricës “Veljko Vlahović” në fushën e betejës në Dubrovnik me këngën epike “Beteja e Mojkovac” të interpretuar me një shul.

Amfilohije priti Arkanin për herë të dytë pas kthimit të tij nga fusha e betejës në Dubrovnik, në Ditën e Krishtlindjes 1992, kur Arkan kishte “nderin” të ruante pragun e Krishtlindjes në Cetinje.

- Advertisement -

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije, ka vdekur pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore nga Covid 19.

Ai vdiq të premten në mëngjes në një spital në Mal të Zi.Amfilohije, 82 vjeçar, ishte testuar pozitiv me COVID-19 më 6 tetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit