Avokati Tomë Gashi ka shkruar se ka një përgjigjie për reagimin e të parit të LDK-së Isa Mustafa.Gashi shpërndau një video të Tërmkollit e cila kritikonte Isa Mustafën kur ai u zgjedh kryetar i LDK-së jo me votë të fshehtë por me votim me dorë.
Në këtë video Tërmkolli thotë se nuk ka më keq se kryetar i LDK-së me u ba, Isa Mustafa, personi që ka qenë me Rrahman Morinën dhe i ka shërby frymës politike të tij.
Ai shkruan se kjo është përgjigjie ndaj reagimit të Isa Mustafës.Mustafa e kishte kritikuar Gashin për ofendimin që ky i fundit i bëri Tërmkollit duke iu drejtuar me fjalët “Zoti Tërmkolli”.
I pari i LDK-së thotë se ofendimet e Gashit janë të pa pranueshme, pa edukatë dhe me mungesë të përgjegjësisë.
Ky është postimi i tij:Pergjigje ndaj reagimit te Isa Mustafes
Ofendimet ndaj zotni Isa Mustafes kryetarit te LDK jan te papranueshme,pa fije edukate dhe me mungese pergjegjesie para opinionit publke!