Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Adriana Matoshi duket se ka gjetur njeriun e zemrës.
Ajo së fundi ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld dhe të dy duken të dashuruar “kokë e këmbë” me njëri-tjetrin.
Por, kush është Keith, personi që ia rrëmbeu zemrën aktores kosovare.
Ai është 21 vjeçar i lindur në Afrikën e Jugut dhe i rritur në Belgjikë, prej vitesh është aktiv në futboll profesional dhe prej rreth 8 muajsh luan në ekipin kosovar, Feronikel.
Ndërkohë, Adriana konsiderohet si një prej aktoreve më të mira shqiptare, teksa është nënë e katër fëmijëve.