Nata e shtrigave është festë e cila festohet çdo vit më 31 Tetor.
Në tërë vendin fëmijët vishen në kostume të ndryshme dhe e kalojnë natën me truke të ndryshme.
Po një gjë e pahijshme po ndodh në kryeqytetin e Kosovës, tash e sa vite në Natën e Shtrigave, shkruan IndeksOnline.
Ata po “festojnë” këtë festë duke gjuajtur autobusët e Trafikut Urban me vezë.
Një lexues ka dërguar në adresë të IndeksOnline disa fotografi të këtyre autobusëve ku duken të përlyer nga vezët e gjuajtura nga fëmijët prishtinas.