2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Reagon përsëri Macron: E kuptoj tronditjen e myslimanëve për karikaturat e Profetit

Rekomandime

Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten ka njoftuar se ka aktivizuar më shumë se dyfishin e ushtarëve për t’i vendosur në mbrojtje ndaj sulmeve të mundshme, pas atij që ndodhi dje në Nice ku u vranë tre njerëz në një kishë.

- Advertisement -

Macron ka thënë se ai i kupton ndjenjat e myslimanëve të cilët u tronditën nga shfaqja e karikaturave të Profetit Muhamed por shtoi se “islami radikal” që ai po përpiqet të luftojë është një kërcënim për të gjithë njerëzit, veçanërisht myslimanët.

“Karikaturat nuk janë një projekt qeveritar, por dolën nga gazetat e lira dhe të pavarura që nuk janë të lidhura me qeverinë”, tha Macron.

Ai po i referohej ribotimit të fundit të karikaturave nga revista “Charlie Hebdo” që shënuan fillimin e gjyqit për sulmin e vitit 2015 ku mbetën të vdekur 12 persona.

- Advertisement -

Zemërim i madh është shkaktuar në Francë për shkak të sulmeve të vazhdueshme terroriste në më kpak se dy muajt e fundit. Të tre sulmet ishin kryer pas nisjes së gyqit të të akuzuarve për bashkëpunim me terrorsitët që kryen sulmin ndaj Charlie Hebdo.

Nga 3000 ushtarë u shtuan në 7000 disa orë pas këtij sulmi të lig nga një person që besohet se kishte motive islamike në masakrën që kreu ndaj besimtarëve katolik në Nice.

- Advertisement -

“Nëse na sulmojnë edhe një herë kjo është për vlerat tona, për qasjen tonë ndaj lirisë, për këtë ne duhet të besojmë lirshëm dhe të mos lëmë të lëshojnë rrënjë mendjet e terrori”, tha Macron nga vendi afër ku u krye sulmi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit