8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Vota e dyshimtë e Arifit, avokati jep lajmin e keq për Qeverinë Hoti

Rekomandime

Avokati Musa: Besoj se qeveria Hoti do të rrëzohet

Avokati Skënder Musa foli rreth qeverisë Hoti e cila është në rrezik prej kontestueshmërisë së votës të deputetit Etem Arifi i cili është dënuar nga Gjykata e Prishtinës për veprën penale, mashtrim me subvencionet.

- Advertisement -

Sa i përket votës së Arifit, avokati tha se nuk ka pse të pritet Gjykata Kushtetuese sepse vota e tij është në kundërshtim me Kushtetutën, teksa shprehu mendimin se beson se kjo Gjykatë do të marrë vendimin e duhur.

Sipas tij, deputeti duhet t’ia lërë mandatin dikujt që ka qenë pas tij me vota por në rast se ai nuk e merr këtë përgjegjësi duhet lajmëruar Kryetarja e Kuvendit në mënyrë që ajo t’i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

“Tai kemi dy veprime të Kuvendit të Kosovës antikushtetuese, i pari është rrëzimi i qeverisë Kurti dhe i dyti zgjedhja e qeverisë Hoti,” – u shpreh Skënder Musa.

Ndër të tjera ai theksoi se kjo gjendje vjen për shkak të dobësisë së institucioneve të Kosovës dhe prej mosveprimit të tyre.

- Advertisement -

Avokati Musa tregoi se nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë brenda mandatit të presidentit Thaçi, çështja nuk do të ndërlikohet shumë për shkak se do të mund të mandatohet qeveria.

Sipas tij mund të ndodhë qe të bëhen koalicione dhe riformatizime të qeverisë, madje vendi mund të shkojë në zgjedhje të përgjithshme.

Së fundmi Skënder Musa tha se nuk ka asnjë dyshim që kjo qeveri është antikushtetuese dhe se shpreson se Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin e duhur.

Më 25 mars, deputeti ashkali, Etem Arifi votoi pro rrëzimit të Qeverisë Kurti e më 3 qershor, pro ngritjes së Qeverisë Hoti. Në të dy rastet ai ishte i dënuar me burg nga Gjykata për keqpërdorim të 25 mijë eurove subvencione. Në rast se vota e tij konsiderohet kundërkushtetuese, bie qeveria Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit