-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

32 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës marrin paga pa shkuar fare në punë

Rekomandime

Ekzekutimi i 50 milionë eurove për konzorciumin “Bechtel&Enka” për punët shtesë në autostradën “Arbën Xhaferi”, si dhe ekzekutimi i pagave në vlerë prej 156 mijë e 151 euro për 32 punonjës të cilët nuk kanë dalë në punë gjatë vitit 2019, ishte shqetësuese për deputetët e opozitës, të cilët kërkuan burgim për ish-ministrin Pal Lekaj.Gjatë shqyrtimit të raportit të auditorit ku raportoi ministri Infrastrukturës, Arban Abrashi në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, nënkryetari i Komisionit Enver Haliti tha se Ministria e Infrastrukturës deri tash ka paguar rreth 50 milionë euro për “Bechetel&Enka”, ndërsa punët shtesë nuk janë bërë nga kjo kompani në autostradën “Arbën Xhaferi”.

- Advertisement -

“Çështja e 53 milionëshit ndaj ‘Bechtel&Enka’ dhe kontrata që ka pasur Ministria e Infrastrukturës dhe kësaj kompanie, shohim që kjo pagesë është në përfundim e sipër, ka mbetur një vlerë shumë e vogël. A ka pasur rregullsi me atë aneks-kontratë, në bazë të kësaj është që ‘Bechtel&Enka’ ka kërkuar mjete shtesë për vazhdimin e punimeve të rrugës, ndërsa sa e dimë ne nuk ka pasur punë shtesë në atë autostradë. Është paraparë që të ndërtohen dhe dy kyçje të reja, por ato ende s’janë ndërtuar, ndërsa marrëveshja ka qenë 53 milionë, kurse deri tani janë paguar 48 milionë e 675 mijë euro”, theksoi Haliti.

Ministri Abrashi nuk ishte në gjendje të përgjigjet për rastin “53 milionëshit”, por premtoi se për këtë do të përgatitin një përgjigje me shkrim.“Jo, për momentin nuk kam sqarim, mundem të vij me një sqarim ose me shkrim dhe në çfarëdo forme tjetër. Është specifike, sepse është marrëveshje që është arritur dy vite më parë, në vitin 2018. I shikojmë letrat, kontratat, kështu që me siguri që ka të bëjë me punë shtesë”, tha Abrashi.E për këtë marrëveshje pati një sqarim nga vet auditori. Çerkin Morina nga Zyra Kombëtare e Auditimit në këtë mbledhje tha se ka kjo marrëveshje e arritur nga ministria me kompaninë “Bechtel&Enka” në shtator të vitit 2018, deri tash janë alokuar rreth 50 milionë euro.

“Në lidhje me 53 milionëshin, duke u bazuar në marrëveshje që është nënshkruar mes Ministrisë dhe konzorciumit “Bechtel&Enka” më datën 5 shtator 2018. Me anë të kësaj marrëveshjeje është zgjatur afati i punimeve me kërkesë të ministrisë për shkak që nuk kanë pasur fonde të mjaftueshme. Për çdo zgjatje të afateve, konzorciumi ka tarifa ndëshkuese që në total është përllogaritur që janë 53 milionë e 100 mijë euro. Këto mjete janë ndarë në 12 këste, prej tyre janë paguar 49 milionë 880 mijë, ndërsa pa paguar kanë mbetur edhe 4 milionë e 400 mijë euro”, theksoi Morina.

- Advertisement -

Ndërsa, deputeti Eman Rrahmani tha se të gjeturat për keq menaxhim dhe keq klasifikim nga ish-ministri Pal Lekaj ishte dashur të adresohen në prokurori dhe se tashmë deputeti i AAK-së duhet të jetë në burg.Deputeti Rrahamni tha se Ministria e Infrastrukturës kishte angazhuar 32 punonjës në njësitë e saja në komuna, për të cilët nuk ka asnjë dëshmi që konfirmon vajtje-ardhjen e tyre në punë.“Këto janë disa të gjetura të cilat janë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe janë vërtet shqetësuese, që është njëra ndër ministritë me të gjetura më së shumti dhe më serioze. Njëra nga pyetjet për juve është për shkak që e di që ish-ministri nuk është në burg, është deputet në Kuvend, por dua t’ju pyes a ka shkuar ende në burg a jo për shkak shkeljeve të tilla ligjore dhe dëmtimit kaq të madh të buxhetit. Pyetje tjetër është së çfarë hapa keni ndërmarrë për ndalimin e pagesës ose financimin të strukturave paralele që bëhet nga kjo ministri qysh nga viti 2016 dhe apo vazhdon t’i financoni ende këto struktura paralele”, pyeti Rrahmani.

Gjatë raportimit, ministri Abrashi theksoi se është e padrejtë të marrin përgjegjësit e qeverisjes së kaluar, derisa shtoi se kanë për obligim të zbatojnë rekomandimet e dala nga auditori, që sipas tij shumica e këtyre rekomandimeve janë zbatuar.Ministri tha se sivjet nuk po ndajmë paga për punonjësit e strukturave paralele të komunitetit serb.“Për vitin e kaluar me të drejtë auditori ka kritikuar për mos vijueshmërinë e tyre në punë, por ne e kemi adresuar atë. Tash nuk flasim për struktura paralele, por për zyrtarë publikë të cilëve ne po u ndajmë detyra në kuadër të mundësive dhe kërkesave që i kemi ne si ministri. Sivjet është problem të trajtohet vijueshmëria në punë për shkak të pandemisë”, tha Abrashi.Deputetët shprehen interesim edhe për çështjen e homologimit të automjeteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit