7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Jakup Krasniqi niset për në Hagë

Rekomandime

Avokati Valon Hasani, ka njoftuar se Jakup Krasniqi është arrestuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe se është nisur tashmë për në Hagë.

- Advertisement -

Hasani ka deklaruar se Krasniqi se nuk ka pasur fletëarrest për të deri sot, kur edhe i është dorëzuar fletarresti dhe urdhëri për bastisje.

Ndryshe, bastisja në shtëpinë e tij ka filluar qysh në orën 6:30 të mëngjesit.

Operacioni është zhvilluar edhe në vendlindjen e Krasniqit, në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit.

- Advertisement -

Krasniqi, i cili nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është intervistuar në korrik të vitit të kaluar, ka qenë zëdhënës si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Përkundër bindjeve të mia sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion politik nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin numra në Kuvendin e Kosovës, unë do të prezantohem në hetuesinë e Gjykatës Speciale”, pati deklaruar Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pasi e kishte marrë ftesën për intervistim.

- Advertisement -

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, kanë selinë në Hagë dhe merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit