Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj disa prej ish-figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Çitaku tha se kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet UÇK do të mbetet lëvizja më e suksesshme.
“Përsëri, kur pluhuri të qetësohet dhe tymi të pastrohet, do të mbetet lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë moderne. #UÇK#Kosovo”.