8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

William Walker përlotet teksa flet për UÇK-në dhe aktakuzat e Speciales

Rekomandime

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker është përlotur teksa ka folur rreth konfirmimit të aktakuzave për ish-krerët e UÇK-së.

Walker u shpreh se ngjarjet e sotme i ka parë me shqetësim të madh, teska u shpreh se është shumë i shqetësuar për Kosovën.

- Advertisement -

“Shqetësohem për Kosovën”, ka thënë Walker në RTK.

Ndër të tjera, Walker përgjigjen pozitive të ish-krerëve të UÇK-së për ftesat e Speciales i ka cilësuar si gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi mbrëmë u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara. Për në të njëjtin destianacion, me një avion ushtarak, sot u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-shefi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ish-drejtori i shërbimit informativ të UÇK-së, Kadri Veseli dhe anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit