Reagon ashpër Daut Haradinaj: Gëzohu Beogradi e gëzohu individë të Kosovës, kjo është e turpshme

0
289

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj është deklaruar edhe një herë lidhur me aktakuzat e konfirmuara ndaj ish-komandatëve të UÇK’së, duke thënë se ka individë edhe në Kosovë që po gëzohen lidhur me këto zhvillime.

Kështu deklaroi ai në Debat Plus, ku tha se nëse dikush mendon që persona si Jakup Krasniqi, ish-kryeparlamentari kosovar, ka kryer krime të luftës e ka gabim.

“Gëzohu Beogradi, gëzohu individë të Kosovës, kjo është e turpshme. Nëse dikush mendon që Jakup Krasniqi ka kryer krime të luftës, e ka gabim.”, ka thënë ai, raporton Gazeta Metro.

Tutje, Haradinaj theksoi se nuk ka pranuar thirrje nga Gjykata Speciale, teksa shtoi se e ka kryer obligimin e tij ndaj drejtësisë.

“Jo unë me të thanë të drejtës, askush nuk ka fol me mu prej vitit 2002 kur kam shku vullnetarisht, deri sot. E kam kry obligimin ndaj drejtësisë në mënyrën më të mirë të mundshme.”, shtoi ai.

Ndryshe, deklarata e Haradinajt dhe reagime të tjera në vend vijnë pas konfirmimit të aktakzuave ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK’së, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe deputetit Rexhep Selimi.