8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“EULEX po e përdorë Policinë e Kosovës si “punëtorë krahu”

Rekomandime

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ndaj bastisjeve që po bëhen nga EULEX në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit.

KMDLNj thotë se policia e EULEX-it po shpërfillë skajshmërish institucionet e Kosovës, ndërsa thekson se Policinë e Kosovës po e përdor si “punëtorë krahu”.

- Advertisement -

Ndërkaq KMDLNj shton se nuk ka asnjë kuptim që të bastisen shtëpitë e tyre meqë ata u dorëzuan paqësisht, por që e gjithë kjo sipas tyre është veçse një demonstrim i arrogancës dhe agresivitet të Policisë së Gjykatës Speciale që për qëllim thotë të kenë frikësimin e të gjithë atyre që nuk pajtohen me këtë Gjykatë.

Vlen të theksohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selim dje , sikur edhe Jakup Krasniqi para dy dite nuk kundërshtuan me asgjë ndërhyrjen e Gjykatës Speciale madje bënë thirrje publike që të mos protestohet apo kundërshtohet në çfarëdo forme puna e Gjykatës Speciale .

Policia e EULEX-it po shpërfillë skajshmërisht institucionet e Kosovës ndërsa Policinë e Kosovës po e përdorë si “ punëtorë krahu “ ndonëse më parë kryetarja e kësaj Gjykate pati deklaruar se pikërisht Policia e Kosovës do të ketë mandat për bastisje dhe arrestime eventuale.

- Advertisement -

Të bastisen familjet e të arrestuarve e që janë dorëzuar paqësisht dhe vullnetarisht nuk ka asnjë kuptim përveç demonstrimit të një arrogance dhe agresiviteti të Policisë së Gjykatës Speciale që për qëllim ka frikësimin e të gjithë atyre që nuk pajtohen me këtë Gjykatë.

Nëse pala kosovare ka dëshmuar se është e gatshme për bashkëpunim me “ drejtësinë ndërkombëtare “ atëherë si mund të arsyetohet ky arbitraritet dhe arrogancë e Policisë”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

- Advertisement -

REAGIMI I PLOTË:

POLICIA E EULEXIT DHE E GJYKATËS SPECIALE BASTISIN SHTËPITË E HASHIM THAÇIT DHE KADRI VESELIT !

KMDLNj pasi është informuar se forca të policisë së EULEX-it dhe Gjykatës Speciale nga mëngjesi i datës 6 nëntor 2020 kanë filluar bastisjen e shtëpisë së presidentit të dorëhequr Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit , Kadri Veseli , e para në Çagllavicë kurse e dyta në qendër të qytetit , afër selisë së PDK-së. Sigurimin e terrenit po e bënë Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes dhe është vërtetuar se informata ishte e saktë . Pas bërjes publike të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale kundër presidentit të dorëhequr , Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës , Kadri Veseli , Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u dorëzuan vullnetarisht dhe pa asnjë kundërshtim në selinë e EULEX-it e që , pastaj së bashku me shefin e grupit parlamentar të VV , Rexhep Selimi , me një aeroplan special u dërguan në Qendrën e Praburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Vlenë të theksohet se Hashim Thaçi , Kadri Veseli dhe Rexhep Selim dje , sikur edhe Jakup Krasniqi para dy dite nuk kundërshtuan me asgjë ndërhyrjen e Gjykatës Speciale madje bënë thirrje publike që të mos protestohet apo kundërshtohetr në çfarëdo forme puna e Gjykatës Speciale . Policia e EULEX-it po shpërfillë skajshmërisht institucionet e Kosovës ndërsa Policinë e Kosovës po e përdorë si “ punëtorë krahu “ ndonëse më parë kryetarja e kësaj Gjykate pati deklaruar se pikërisht Policia e Kosovës do të ketë mandat për bastisje dhe arrestime eventuale. Të bastisen familjet e të arrestuarve e që janë dorëzuar paqësisht dhe vullnetarisht nuk ka asnjë kuptim përveç demonstrimit të një arrogance dhe agresiviteti të Policisë së Gjykatës Speciale që për qëllim ka frikësimin e të gjithë atyre që nuk pajtohen me këtë Gjykatë. Nëse pala kosovare ka dëshmuar se është e gatshme për bashkëpunim me “ drejtësinë ndërkombëtare “ atëherë si mund të arsyetohet ky arbitraritet dhe arrogancë e Policisë . Policia e EULEX-it dhe ajo e Gjykatës Speciale duhet ta kenë të qartë se edhe personat e privuar nga liria kanë të drejtat që iu takojnë , të trajtohen me dinjitet , sipas ligjeve të Kosovës dhe sipas standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për personat e privuar nga liria. Me këto veprime arrogante dhe agresive përveç se po shkelen të drejtat e familjarëve të personave të privuar nga liria , në mënyrë flagrante po shkelet parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të plotëfuqishëm të gjykatës kompetente. Policia e EULEX-it jo se ka qenë e shquar në Kosovë për neutralitet apo korrektësi sepse gjithmonë është sjellur nga pozita e të fortit duke mos e përfillur asnjë ligj të Kosovës. Realisht kjo sjellje krejtësisht e panevojshme e Policisë së Gjykatës Speciale dhe mungesa e transparencës së Gjykatës Speciale do të ndikojë shumë keq në bashkëpunimin e mëtutjetshëm në trajtimin e dyshimeve të pretenduara dhe se do të ndikojë në tensionimin e panevojshëm të situatës . Po në këtë kohë po bastiset edhe shtëpia e Rexhep Selimit ndonëse edhe ai ishte arrestuar ditën e djeshme. KMDLNj fton institucionet e Kosovës të kërkojnë që Policia e EULEX-it dhe ajo e Gjykatës Speciale të sillen në përputhje me ligjet e Kosovës për faktin se Kuvendi i Kosovës është themelues i Gjykatës Speciale dhe , për çdo gjë që është nën mandatin e Gjykatës Speciale , institucionet e kosovës duhet të dëshmojnë pronësinë mbi këtë Gjykatë dhe të mos lejojnë sjellje arbitrare dhe mungesë totale të transparencës . KMDLNj fton të gjitha organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të monitorojnë sjelljen e Policisë së Gjykatës Speciale si dhe të shqyrtojnë rastet që trajtohen nga kjo Gjykatë për faktin se kjo Gjykatë ndjek të dyshuarit ekskluzivisht në baza aetnike dhe 95 % të viktimave ua mohon të drejtën elementare të njeriut , të drejtën për drejtësi. KMDLNj fton Komitetin Ndërkombëtar për Parandalimin e Torturës të përcjellë dhe hetojë sjelljen e Policisë së Gjykatës Speciale sepse ky edhe është mandati kryesor i këtij Komiteti.

6 nëntor 2020 Prishtinë ( ora 9.35 ) Shërbimi për Informim

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit