9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Dritan Abazoviq me postin e tij, acaron serbët

Rekomandime

Gjërat janë kthjelluar, derisa na luftonim për liri edhe përparim të Malit të Zi, disa duket luftuan për karrige ka thënë Andrija Mandiç nga FD duke drejtuar gishtin ndaj Dritan Abazoviq, shkruan “Kurir”.

Mandatari i qeverisë malazeze Zdravko Krivokapiç ka acaruar subjektet e koalicionit kur ka kumtuar emrat e përbërjes së qeverisë së re të ashtuquajturës qeveri e ekspertëve dhe pjesë e saj lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq si ministër i mbrojtjes.

- Advertisement -

Një nga liderët e Frontit Demokratik (FD) Andrija Mandiç për “Kurir” e pranon hapur se nuk është i kënaqur me propozimin e Krivokapiçit, ndonëse thotë se përkundër zhgënjimit do të mbështes këtë vendim.

Ajo që Abazoviq është kandidat për ministër, nuk është problem i tij as qytetarëve që treguan vullnetin në zgjedhje, por ky është vullneti i mandatarit.

Ai ishte i vendosur se në qeverinë e re nuk do ketë vend për politikan, as për lider të subjekteve politike e deputet që ishin në lista zgjedhore.

- Advertisement -

Gjërat u kthjellen , derisa na luftonim për liri edhe përparim të vendit, dikush ka luftuar për poste e karrige.

Nuk jemi të kënaqur , por nuk do lejojmë kthimin e regjimit të Gjukanoviqit”, tha Mandiç.

- Advertisement -

Kolegu i tij nga FD Milan Kneževiç nënvizoi se ata nuk kanë kërkuar asnjë post, por vetëm respektimin e vullnetit të zgjedhjeve.

Mandatari ka prezantuar qeverinë, ndërsa përfaqësuesit autentik nuk mund të jenë në pozita kyçe, siç janë ato të sigurisë ku janë Terziç edhe Abazoviq.

Mandatari do ketë testin 200 ditor dhe na kemi deklaruar se nuk na interesojnë kandidatët t tij për ministra, por vetëm ai na intereson edhe ai mbetet borxhli për ne në këtë periudhë” tha ai.

Krivokapiç ka njoftuar se qeveria e re do ketë 12 ministri sipas modelit holandez edhe finlandez dhe ajo do të jetë qeveri e ekspertëve dhe në pushtetin ekzekutiv nuk do numërohen “ qelizat e gjakut, as nuk do të merret parasysh për kombin a besimin”.

Vladimir Paviçeviç drejtor i Shoqërisë për hulumtime politike ka shprehur dyshimin për përbërjen e qeverisë dhe kalimin e saj në Parlament.

“Duket sikur profesor Krivokapiç dëshiron që mos të i votohet qeveria në parlament” ka shkruar ai Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit