2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kajtazi: Nëse Specialja fakton ndonjë kr im ndaj shqiptarëve, fajtorin duhet kërkuar te Rexhep Qosja

Rekomandime

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se nëse Dhomat e Specializuara faktojnë ndonjë kr im të motivuar politikisht ndaj shqiptarëve, fajtorin pse kanë ndodhur këto kr ime, duhet kërkuar te ngrehina LBD dhe lideri i saj Rexhep Qosja.

Sipas tij, struktura politike e instaluar në LBD dhe e orkestruar nga ideologu i saj Rexhep Qosja, në vazhdimësi, në mënyrë sistematike ka prodhuar dhe manifestuar urrejtje dhe mosdurim ndaj atyre që mendonin ndryshe, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të rinj me zemra të pastra si kristali, të frymëzuar nga predikimet Qosiane, u hodhën në veprim, ku rasti i plagosjes së profesor Sabri Hamitit, të Enver Malokut dhe kindapimit të Zejnulla Rrahmanit ishte preludi i cili filloi aktivitetin e atyre që sot e vuajnë Hagën”.

“Kjo strukturë, duke e futur në gjirin e saj Albin Kurtin, ka fajin edhe për motivimin të zemrave të çiltra djaloshare në luftë kundër shtetësisë së Kosovës.

Kjo strukturë është fajtore për vr asjen e Mon Balaj, Arben Xheladinit, Astrit Deharit.

- Advertisement -

Kjo strukturë motivoi dhe manipuloi të rinj që të sulmojnë brutalisht Policinë e Kosovës, të përdorin armatim të shkatërrimit në masë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ta godasin me antitank Kuvendin e Republikës, të nxisin urrejtje ndaj SHBA dhe NATO, pa të cilat Liria e Kosovës nuk do të kishte emër”.

“Ishin djem të ri, të mbushur me idealin e lirisë së Kosovës, mendonin se po i shërbenin asaj”.

- Advertisement -

Ky dëm, shtetin e Kosovës e ka quar në buzë të greminës, kurse Rexhep Qosja dhe kreatorët e strukturës së tij LDD-iste janë strukur si strucë”.

Kujtojmë se Fadil Kajtazi është burri i deputetes Lirije Kajtazit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit