3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

PDK: Haradinaj na erdhi në zyrë pa paralajmërim

Rekomandime

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se vizita e Ramush Haradinajt në zyrën e PDK-së është bërë pa paralajmërim.

Ai ka thënë se kreu i AAK-së e vizitoi PDK-në për shkak të zhvillimeve të fundit që lidhen me Dhomat e Specializuara.

- Advertisement -

Tutje, Bytyçi thotë se në takim nuk është folur për asnjë nga temat politike.

z. Haradinaj ka vizituar sot pa paralajmërim zyrat e PDK-së për të shprehur solidarizimin për zhvillimet e fundit me Dhomat e Specializuara.

Ne e falendërojmë për një gjest të tillë, dhe njëherësh konfirmojmë se nuk është folur për asnjë temë politike aktuale në Kosovë.

- Advertisement -

Konfirmimi i aktakuzës ndaj ish kryetarit Veseli dhe ish-Presidentit Thaçi paraqet një situatë të rëndë për Kosovën dhe PDK-në.

Neve si shoqëri na duhet më së shumti sot solidarizimi dhe bashkëpunimi për ta tejkaluar këtë moment të vështirë për vendin”, ka shkruar Bytyqi.

- Advertisement -

Ndërsa, Haradinaj tha se ka vizituar PDK-në për të përkrahur këtë subjekt pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin me aktakuzat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit