4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Koloneli shqiptar “shpërthen” ndaj Ramës: Turp i turpit, UÇK-ja në Hagë, ti në konferencë me ish-ministrin e Millosheviqit

Rekomandime

Ish-ministri teknik i Brendshëm dhe një prej ushtarakëve më të mirë në vend, Dritan Demiraj ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me mini-Schegenin Ballkanik dhe takimin e djeshëm online mes tre kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë dhe ku nuk mungonte as Aleksander Vuçiç.

- Advertisement -

Teksa e lidh edhe me daljen para Hagës së ish krerëve të UÇK, Demiraj shprehet se, të gjithë “jemi dëshmitarë të tradhëtisë më të madhe dhe të hapur të Edi Ramës ndaj interesave të Kombit”.

Por në fund, Demiraj ka edhe një mesazh për Ramës, duke iu referuar fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Duhet te jesh shume i shqetesuar per mberritjen ne Shtepine e Bardhe te Presidentit proshqiptar Joe Biden, sepse shume shpejt drejtesia kombetare dhe nderkombetare e drejtuar nga administrata e ardhshme Biden do te te hedhe ne koshin e plehrave te historise, ne fakt atje ku e meriton plotesisht“, mbyll reagimin e tij nga SHBA, Kolonel Dritan Demiraj.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit