Trump: Do të fitojmë

0
127

Presidenti i tanishëm i SHBA-së, Donald Trump, i cili garoi edhe për mandatin e dytë për të udhëhequr me Shtëpinë e Bardhë, ka lënë një porosi duke thënë si ai do të jetë fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit.

“Ne do të fitojmë”, ka shkruar ai në Twitter.

“Jemi duke bërë progres të madh. Rezultatet do të dalin në javën e ardhshme. Bëjeni Amerikën madhështore përsëri”.

Aktualisht është duke prirë kandidati demokrat, Joe Biden me 279 vota elektorale karshi Trump, i cili numëron vetëm 214 sish.

Trump ka kontestuar këtë rezultat, për çfarë shprehet i bindur se ai do të jetë fituesi në fund, ndonëse Biden tashmë e ka shpallur fitoren e tij.