Tashmë një numër i madh i shqiptarëve kanë shprehur në rrjetet sociale mbështetjen e tyre për të akuzuarit e Gjykatës Speciale, për krime lufte.
Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë vetëm disa nga emrat që së fundmi iu konfirmua aktakuza dhe u nisën për në Hagë, ku edhe po bëhet gjykimi.
Edhe emra të njohur nga estrada shqiptare po përdorin ndikimin e tyre në rrjetet sociale, për të shprehur mbështetjen për të akuzuarit.
Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, shpërndau të mërkurën në InstaStory një fotografi, ku shfaqej fjalimi i Jakup Krasniqit, të thënë në Hagë gjatë këtyre ditëve.
“Jam shqiptar, s’jam as katolik, as mysliman. UÇK nuk është ndërmarrje kriminale. Ndërmarrje kriminale ishte Serbia”, janë fjalët që tha Krasniqi në Hagë.