0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Profesoresha amerikane ‘porosi’ Vuçiqit: Për Serbinë, Biden do jetë ndryshe se Trump

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është shfaqur i palumtur kur ka folur për fitoren e Joe Biden, që tashmë është president i zgjedhur i Amerikës.

- Advertisement -

Vuçiq nga Beogradi ka pranuar se ardhja e demokratëve në krye të SHBA-ve është lajm i pakëndshëm në Beograd, sepse Serbia preferonte mbetjen president të Donald Trump.

“E kam thënë para disa ditëve se Joe Biden do të fitojë dhe kështu doli. Pa mëdyshje fitorja e Donald Trump do të ishte fort më e mirë për Serbinë. Këtë mendim s’e ndryshoj. E tash çka? A do të më detyroni tani ta ledhatoj e lëpij Biden-in? Harrojeni, unë këtë nuk do ta bëj. Do ta uroj Bidenin, por edhe do ta falënderoj Trumpin dhe bashkëpunëtorët e tij për krejt çka kemi bërë bashkë”, ka përfunduar Vuçiq gjatë një konference për gazetarë.

Profesoresha në Universitetin “Columbia” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tanya Domi, thotë se Trump i konvenonte Serbisë dhe Vuçiqit për shkak të qasjes që e kishte.

- Advertisement -

Me ardhjen e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, Domi thotë se gjërat do të jenë ndryshe dhe se çështja e njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë do të vendoset në tavolinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit