-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Mutacion i COVID-19, Danimarka hedh miliona nuselalë në varre masive pas infektimit me variantin e ri

Rekomandime

Danimarka njofton se do të eliminojë 17 milionë nusla (bukla) të cilat po hidhen në varre masive, në një tentativë për t’iu shmangur një varianti me mutacion të koronavirusit, i cili mund të sabotojë përpjekjet për krijimin e vaksinës.

Varianti i ri i Covid-19— i quajtur Grupimi 5 — ka shkaktuar alarm pasi mund të bëjë të paefektshme vaksinën nëse përhapet në popullatë. Zyrtarët danezë thonë se varianti i ri i koronavirusit ka infektuar 13 njerëz në veri të vendit.

- Advertisement -

Pamje shokuese janë shpërndarë të ekskavatorëve që lëshojnë mijëra nuselala të vdekura në varret masive të gërmuara së fundmi, ndërsa punonjësit me veshje të rënda antiinfektive spërkasin mjetet me dezinfektues.

Ministria daneze e mjedisit tha se kafshët po varrosen në territor ushtarak pranë qytezës veriore të Holstebro, pasi nuk ka mjaftueshëm inçeneratorë për të djegur kufomat.

Danimarka thotë se deri tani ka eliminuar të paktën 2 milionë nga kafshët e kultivuara për pelushin e tyre.

- Advertisement -

Zyrtarët besojnë se virusi mutant ka kaluar nga punonjësit e industrisë së pelushit të infektuar te kafshët, dhe tani ato po i rikthehet punonjësve ne variantin me mutacion të Covid-19.

Teksa virusi kalon mes specieve të ndryshme, një mutacion ka shkaktuar një rritje të proteinave duke e aftësuar të hyjë në qelizat njerëzore.

- Advertisement -

Kjo është me rëndësi pasi prodhuesit kryesorë të vaksinës punojnë duke shënjestruar këtë proteinë në vaksinën e tyre. Për mundësinë e komprometimit nuk ka ende prova, por janë teorikisht të mundshme.

Fermerët e Danimarkës që nuk janë prekur nga virusi i ri lejohen ende të shesin pelushe por u është urdhëruar të vrasin të gjitha nuskat e tyre deri në fund të javës.

Britania vendosi dje që të infektuarit me COVID-19 të kthyer nga Danimarka, të mbahen në karantinë rigoroze.

Nuk ka ende prova që sugjerojnë se varianti i ri është më i rëndë sesa koronavirusi që po infekton shumicën e njerëzve. /Dailymail/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit