4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Hotit i dalin telashe një orë para votimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, PDK-ja bojkoton seancën

Rekomandime

Kur ka mbetur edhe një orë deri në mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës e në të cilin pritet të votohet në lexim të dytë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, PDK-ja përmes deputetit Abelard Tahiri ka bërë të ditur se ata kanë ngrirë pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit për një javë, raporton IndeksOnline.

- Advertisement -

Derisa kjo lidhet me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale dhe dërgimin e ish-krerëve të PDK-së para saj, mungesa e PDK-së pritet të paraqesë telashe për kryeministrin Avdullah Hoti, i cili po kërkon votat e deputetëve për ta votuar sërish në votim të dytë këtë ligj.

Nga ana tjetër, vetëm pas shtatë përpjekjesh deputetët kishin votuar me 64 vota për, në lexim të parë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, kap vlerën e 385 milionë eurove, ndërsa me miratimin e tij të plotë është thënë se do të mundësohet rikuperimi i humbjeve të bizneseve për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

- Advertisement -

Me këtë projektligj, kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale të tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, pikë për të cilën pati mospajtime të ndryshme, teksa Fondi Monetar Ndërkombëtar e quajti këtë “zvogëlim të pensioneve”.

Me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, po kështu Ministria e Financave mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve deri në dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kritere të përcaktuara nga vetë ministria.

- Advertisement -

Nëse ky projektligj votohet në Kuvendin e Kosovës edhe në leximin e dytë dhe shndërrohet në ligj, siç ka njoftuar më herët kryeministri Avdullah Hoti do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor, 2021. Ndërsa pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij ligji do të shfuqizohen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit