2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Tha se kishte kancer, 42-vjeçarja grumbulloi 50 mijë euro dhe i shpenzoi për pushime

Rekomandime

Një 42-vjeçare britanike njoftoi se kishte kancer dhe kërkoi para nëpër rrjetet sociale për kurimin e saj, ndërkohë që ishte shëndoshë e mirë dhe 50 mijë eurot e dhuruara nga personat bujarë, i shpenzoi me pushime të shtrenjta, bileta ndeshjesh futbolli dhe baste.

- Advertisement -

Nicole Elkabbass krijoi një faqe në “GoFundMe” ku shpjegonte se vuante nga kanceri në vezore, duke postuar edhe një foto ku dukej e shtrirë në një shtrat spitali. Në gjykatë u tregua se fotoja ishte bërë pas një operacioni të saj për heqjen e fshikëzës së tëmthit, shkruan A2News.

“Faqja e saj ishte e gjitha gënjeshtër. Nuk i përdori paratë që i dhuruan njerëzit për trajtimin e kancerit. Paratë shkuan për disa gjëra: baste, udhëtime, bileta ndeshjes të Tottenham Hotspurs”, tha prokurori I rastit.

Gruaja nga Kent akuzohet për mashtrim, ndërsa gjyqi ndaj saj po vijon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit