Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot është takuar me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.
Zemaj dhe Bahtiri kanë diskutuar për masat e përgjithshme për mbrojtje nga pandemia Covid 19 që Qeveria ka miratuar sot.
Por, kryetari Bahtiri, ndonëse ishte në takim me Ministrin e Shëndetësisë, i cili është shumë i zëshëm në kërkesat për kujdes maksimal për mbrojtje nga Covid-19, nuk ishte treguar aq i kujdesshëm sa i përket vendosjes së maskës.
Bahtiri, siç shihet në fotot e mëposhtme, gjatë gjithë kohës e kishte të vendosur maskën nën hundë.
Një mënyrë e tillë e vendosjes së maskës është shumë e zakonshme në Kosovë, por e papritur të bëhet nga një kryetar komune.
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3569247739788747