Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla Inc, Elon Musk, ka deklaruar të enjten se po të njëjtën ditë është testuar katër herë në testin e COVID-19, ku dy prej tyre kanë rezultuar pozitivë e dy tjerat negativë, e jo për herë të parë ka hedhur dyshime rreth sëmundjes Covid-19 të shkaktuar nga koronavirusi i ri SARS-CoV-2.
“Më duket diçka e dyshimtë.
Sot jam testuar katër herë.
Rezultatet e dy testeve ishin pozitive, e dy tjerave negative.
E njëjta makinë, i njëjti test, e njëjta infermiere.
Testi i shpejtë i antitrupave nga BD”, ka shkruar Musk në Twitter, duke aluduar në testin e shpejtë të kompanisë BD.
Something extremely bogus is going on. Was tested for covid four times today. Two tests came back negative, two came back positive. Same machine, same test, same nurse. Rapid antigen test from BD.
— Elon Musk (@elonmusk) November 13, 2020
Musk thotë se është testuar edhe me testin PCR, rezultat e të cilit pritet t’i merr pas 24 orëve. Ai pranoi se ka simptoma të ngjashme me një grip.
Musk më parë ishte kacafytur me autoritetet e shtetit të California ku kompania e tij ka selinë dhe prodhimin për masat kufizuese të rënda.
Këto masa që dallonin nga qarku në qark brenda shtetit dhe Musk i quante të paarsyeshme dhe kontestonte fuqinë e një administrate lokale të bllokonte gjithë veprimtarinë.
Ai kishte kërcënuar se do të largohej nga shteti i California me gjithë kompaninë e tij të madhe dhe me shumë vende pune.