0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kuçi publikon lejet që iu dhanë “Kelkosit”

Rekomandime

Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, ka publikuar lejet mjedisore që i janë dhënë “Kelkos Energy” për të prodhuar energji për 40 vjet në dy hidrocentrale, “Deçani” dhe “Belaja”.

- Advertisement -

Në një përgjigje për shoqërinë civile, Kuçi krahas dy lejeve për “Kelkosin” ka publikuar edhe sqarimin nga Komisioni për Leje Mjedisore.

Duke komentuar deklaratën e tij se “Kelkosi” s’i ka plotësuar kriteret për t’u pajisur me leje, një orë para se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) t’ia jepte lejen “Kelkosit”, Kuçi ka thënë se “aq ka pasur informacion në atë moment”.

“Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ka me qindra aplikacione në sektorë të ndryshëm, për të cilat unë nuk mund të jem në dijeni rregullisht në kohë reale. Kjo ndodhë aq më shumë kur një proces sikur i Lejës Mjedisore zhvillohet mes departamenteve të ministrisë dhe Komisionit për Leje Mjedisore, teksa si proces përfundon tek Sekretari i ministrisë. Në asnjë moment nuk jam interesuar për të parë se ku ka shkuar procesi apo çka po ndodhë, pasi konsideroj që secili zyrtar duhet ta kryej punën e vet me përgjegjësi dhe në bazë të ligjit, duke mos pasur asnjë presion. Edhe për këtë temë, unë nuk jam interesuar ekskluzivisht për të parë çdo ditë se çka po ndodhë. Ajo që kam premtuar dhe i kam udhëzuar zyrtarët përkatës, ka qenë që të kthejmë përgjigje në afatet kohore të caktuara me ligj, PA PREODIKUAR në rezultat”, ka shkruar Kuçi në Facebook.

- Advertisement -

Ai ka thënë se do t’i përgjigjet interpelancës nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa publikimi i lejeve është si përgjigje për shoqërinë civile. Kuçi ka thënë se “Kelkosi” ka publikuar për tri leje, por i ka marrë dy.

https://www.facebook.com/blerimkuciaak/posts/3653831701343451

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit