Ushtari i UÇK’së me nënë gjermane dhe baba amerikan Spath, Michael Valter Spath ishte pjesë e brigadës 138 në Koshare, krahpërkrah me Agim Ramadanin e të tjerë.
Ai vetëm gjatë Iuftës në Kosovë ishte i plagosur tri herë, dje operruar sërish për plagët e Iuftës.
Snajperisti amerikano-gjerman ia ka dalë me sukses operimit, sipas njoftimit që bëri Hisen Berisha, bashkëluftëtar i tij.
“Në orët e vona, nën përkujdesin e mjekut kirurg Dr. Astrit Hamza dhe ekipit të tij asistues, ia doli me sukses operimit, Heroi i luftës së UÇK në Koshare, RENGER Michael Valter Spath. I fortë dhe i durueshëm si në ditët kur u plagos disa herë e rëndë në front, ashtu edhe tani kur i duhet t’i trajtojë kohë pas kohe, ato plagë që nuk rendin t’ia kujtojnë se janë aktive”, ka shkruar Berisha.
Kujtojmë, që Snajperisti Michael Valter Spath ka marrë edhe pasaportën kosovare.